Bizneset e vogla, taksat rriten 5 herė
Data: Lunedģ, 30 gennaio @ 19:04:23 CET
Argumenti: Sociale


Biznesi i vogėl paguan 1,5% tė xhiros dhe taksėn vendore rreth 180 mijė lekė. Me ndryshimet paguan mbi 900 mijė nė vit

Nga biznes i vogėl nė tė madh rrit me 5 herė tė ardhurat pėr tatimet. Vetėm TVSH-ja ėshtė rreth 6% e xhiros
TIRANĖ-Kundėrshtimi nga ana e biznesit tė vogėl pėr t’u pėrfshirė nė kategorinė e atij tė madh lidhet nė mėnyrė direkte me nivelin e taksave qė duhet tė paguhen. Biznesi i vogėl aktualisht paguan si taksė vjetore 1,5 pėr qind tė xhiros sė realizuar dhe, nė rastin kur xhiroja e kėtij biznesi ėshtė nė nivelet maksimale qė parashikon ligji pėr t’u klasifikuar nė kėtė kategori,

kjo taksė shkon 120 mijė lekė nė vit. Njėkohėsisht, biznesi i vogėl pėr vitin 2005 ka paguar edhe taksėn vendore qė shkon 50 deri 60 mijė lekė nė vit, sipas kritereve tė pėrcaktuara nga ana e tatimorėve. Kėshtu, sipas llogarive tė mėsipėrme, njė biznes qė futet nė kategorinė e tė vegjėlve paguan maksimumi 180 mijė lekė nė vit tatime.
Riklasifikimi, mblidhen 5 herė mė shumė tė ardhura
1 500 bizneset, qė do kalojnė nga kategoria e tė vegjėlve nė atė me TVSH, do t’i sjellin buxhetit tė shtetit rreth 5 herė mė shumė tė ardhura se mė parė. Llogaritja ėshtė e thjeshtė, nėse u referohemi taksave qė paguajnė kategoritė e biznesit vendės. Mė lart pėrmendėm faktin se maksimumi qė mund tė paguajė njė biznes i vogėl nė njė vit ėshtė 180 mijė lekė. Ndėrsa, pėr tė njėjtin nivel xhiroje, nėse aplikohen taksat e biznesit tė madh, duhet tė paguhet 900 mijė lekė. Vetėm Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar (TVSH), i paguar pėr ēdo 100 lekė xhiro tė realizuar, tė detyron tė paguash minimumi 6 lekė, pra 6% e xhiros. Kėto janė edhe standardet qė pėrdoren aktualisht nga ana e tatimorėve nė mbledhjen e faturave tė TVSH-sė. Rezultati i mėsipėrm vjen pasi, gjatė aktivitetit tė tij ēdo biznes, i pėrfshirė nė kategorinė e TVSH-sė, pėr ēdo 100 lekė qė shet duhet tė mbledhė 20 lekė. Kėsaj shume, nėse i zbresim TVSH-nė e zbritshme, vijmė nė njė rezultat mesatar prej 6%. Pra, pėr 100 lekė shitje, biznesi i pėrfshirė nė TVSH duhet tė paguajė 6 lekė detyrime. Veē kėsaj, nėse shtojmė edhe normėn e fitimit, qė pėr kėtė kategori mund tė jetė 10% e xhiros, dhe ndaj kėsaj norme llogarisim tatimin mbi fitimin, na rezulton se 2,3% e xhiros duhet tė paguhet si tatim mbi fitimin. Sipas kėsaj llogaritjeje, 1 500 bizneset e vegjėl, qė deri dje kanė paguar 1,5% tė xhiros dhe taksėn vendore, tani duhet tė kontribuojnė 5 herė mė shumė nė buxhet.
TVSH-ja paguhet nga konsumatori
Nėse i referohemi karakteristikave tė Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar, kjo taksė paguhet nga ana e blerėsit pėrfundimtar, pra ajo nuk e rėndon biznesin. Ndėrsa, nė rastin e biznesit tė vogėl, shitja e produkteve realizohet pa fatura. Pra, nė kėto transaksione nuk paguhet TVSH-ja, ndėrsa cikli mbyllet para se produktet dhe shėrbimet tė pėrfundojnė te konsumatori i fundit. Kjo ka qenė edhe shkaku, sipas Ministrisė sė Financave, qė tė gjitha produktet dhe shėrbimet tė pėrfshihen nė skemė. Kjo nismė, sipas kreut tė Financave, Bode, ėshtė ndėrmarrė pėr tė shmangur deformimet e lindura nė treg, ndėrsa nuk ka qenė si objekt i saj rritja e tė ardhurave tatimore.

Tė vegjlit nė skemėn e TVSH-sė
Gjatė njė konference pėr shtyp, zv.ministri i Financave, Florian Mima, ka bėrė tė ditur se nė gjashtėmujorin e dytė tė vitit 2006 do tė ulet pragu i bizneseve qė do tė pėrfshihen nė skemėn e TVSH-sė. Kjo do tė thotė se, nėse deri tani bizneset e pėrfshira nė TVSH ishin ato qė kalonin 8 milionė lekė xhiro vjetore, pas muajit qershor nė kėtė skemė do tė pėrfshihen edhe ata qė realizojnė njė xhiro mė tė ulėt se 8 milionė.

Bizneset, 2 000 me status tjetėr

500 biznese do tė kalojnė nga tė mėdha nė VIP. Nė Tiranė pritet qė 1 500 tė vogla tė futen nė skemėn e TVSH-sė

TIRANĖ-Mbi 2 mijė biznese pritet qė tė ndryshojnė statusin e tyre, kjo duke u bazuar nė atė ēka ėshtė thėnė deri mė tani. Pėr sa i pėrket ndryshimeve qė priten tė bėhen nė kategoritė e klasifikimit tė bizneseve janė publikuar pak numra. Ministri i Financave, zėvendėsministri si dhe pėrfaqėsues tė Tatimeve kanė bėrė tė ditur vetėm se do tė rritet me rreth 1 500 numri i bizneseve tė mėdha qė pėrfshihen nė skemėn e TVSH-sė dhe se 500 tė mėdha do tė klasifikohen si VIP. Pėr bizneset e reja qė do tė hyjnė nė tė mėdha, ėshtė sqaruar se janė biznese tė cilat janė deklaruar si tė vogla dhe bėhet fjalė vetėm pėr bizneset qė operojnė nė kryeqytet. Sipas Florian Mimės, nga verifikimet e bėra deri mė tani nga punonjėsit e Tatimeve janė rreth 1 500 biznese tė vogla nė Tiranė tė cilat xhirojnė mbi 8 milionė lekė tė reja nė vit. Po kėshtu ka deklaruar dhe Ritvan Bode, i cili nė njė intervistė televizive u shpreh se, “nė qoftė se futesh nė njė butik, i cili ėshtė biznes i vogėl, nė moment konstaton se 8 milionė lekė i ka gjendje malli dhe kėta pretendojnė e kundėrshtojnė tė marrin pjesė nė xhiron ekonomike pėrmes pėrllogaritjes sė TVSH-sė. Kafe nė qendėr tė Tiranės kanė qenė tė tilla, aktivitete prodhuese kanė qenė tė tilla, aktivitete importuese po kėshtu. Nga 1 500 biznese nė Tiranė qė kanė kaluar nga i vogli tek i mesmi, janė vetėm 200 qė kanė kundėrshtuar, 1 300 tė tjerėt e kanė pranuar faktin”. Ndėrsa pėrsa i pėrket kategorisė sė bizneseve tė mėdha, tė cilat klasifikohen VIP, kriteret pėr klasifikimin ka qenė vetėm xhiroja vjetore, ku kufiri ėshtė pėrcaktuar 150 milionė lekė. Ndėrkohė, po pėr ndryshimet, nė konferencėn e fundit pėr shtyp, zėvendėsministri i Financave, Florian Mima, i pyetur se a ėshtė e vėrtetė qė pėrflitet pėr njė numėr rreth 8 mijė biznese qė do tė ndryshojė status, nuk ka konfirmuar asgjė, por njėkohėsisht nuk ka mohuar kėtė shifėr. “Jemi pikėrisht nė procesin e verifikimit se njė numėr i konsiderueshėm biznesesh tė mėdha kanė arritur tė fshihen edhe falė bekimit tė inspektorėve tatimorė si biznese tė vogla. Se sa mund tė jetė nė pėrfundim tė procesit ky numėr, do tė presim dhe do ta deklarojmė nė tė ardhmen”, - u shpreh Mima.



30/01/2006





Ky Artikull vjen nga ->qEVERIA.eU & vLORA.iT<- aLTERNATIVA ||
http://www.qeveria.eu/fun

URL pėr kėtė lajm ėshtė:
http://www.qeveria.eu/fun/modules.php?name=News&file=article&sid=247