Çmenduri kolektive |
reli Shkruan "Kėtė shkrim nuk doja ta botoja, por ēmenduria kolektive po merr pėrmasa qesharake duke mė detyruar tė shpreh mendimin tim nė kėtė epidemi masive marrėzie.
Psikoza e inferioritetit dhe e nderit tė shkelur mund tė bėjė edhe kėtė.
Letra nėpėr gazeta, peticione, thirrje etj etj pėr njė batutė.
E di qė pas disa kohėsh shumė prej jush do tė pyesin veten si ėshtė e mundur njė gjė e tillė sepse tani nė momentin e ēmendurisė kolektivė ėshtė e vėshtirė tė arsyetosh mė ftohtėsi e racionalitet.
Pėr vajzat e bukura do bėja njė pėrjashtim - Berlusconi (shprehja kriminale)
Pėr njė ēast braktisni idetė politikė, partinė dhe politikanin e zemrės.
Dreqi e mori le tė vijnė vajzat e bukura, kush nga ne do tė bėnte njė pėrjashtim tė tillė?
Kėrkojmė liberalizimin e Vizave pėr tė gjithė, por jo pėr vajzat e bukura?
Kėtu fillon arsyetimi absurd i njė letre tė hapur qė u botua nė disa gazeta.
Duket sikur fajtori i plagės sociale tė prostitucionit ėshtė Berlusconi, jo Shqiptarėt.
Si gjithnjė pėr Shqiptarėt fajtorė janė tė tjerėt, gjithnjė e gjejmė armikun e jashtėm pėr ti ngarkuar mėkatet tona.
Ky popull fėmijė ka nevojė pėr njė shpėrqendrim nga problemet e tij reale, ka nevojė tė dehet me abstrakten pėr tė harruar realitetin.
E gjithė kjo kakofoni klithmash zemėrimi pėr njė batutė shėrbeu nė fakt pėr tė mos folur pėr kolonizimin real tė Shqipėrisė.
Nėnshkrimi i njė kontrate pėr ndėrtimin e njė Centrali Bėrthamor nė Shqipėri dhe stokimin e mbetjeve radioaktive nė Shqipėri.
Batuta e Berlusconi-t i duhej Nuklearit ashtu si Kutitė e Ramės pėrballė Ligjit tė Zgjedhjeve qė i hoqėn sovranitetin popullit.
Nejse kjo pėr intelektualėt qė kishin shkruar letrėn ka pak rėndėsi, ndoshta sepse 70% e atyre qė kishin firmosur ishin Kryetarė Shoqatash Shqiptare nė Itali, njerėz tė vet-zgjedhur, rolin e tė cilėve askush (pėrveē tyre) nuk e ka kuptuar.
Si mendoni Shqiptarėt revoltohen mė shumė po ti shash nga motra apo po tu ndėrtosh njė Central Nuklear poshtė shtėpisė?
Shėnim: DISKUTO NE FORUM"
|
Dėrguar tė Mercoledģ, 17 febbraio @ 01:50:20 CET nga jack |
| |
Voto Artkullin |
Mesatarja: 0 Vota: 0
|
|