Anėtarėsuar: Mar 29, 2005
Mesazhe: 6086
Vendodhja: Itali
Postuar:
Mon Dec 22, 2008 10:35 pm
Ja se si zhduku Edi Rama 600 milionė lekė investime pėr kinema Republikėn
Aty ku jetonte kultura e Tiranės, ka ngritur biznes partneri i Edi Ramės, Alban Xhillari
Njė nga investimet mė serioze tė ndėrmarra nga Edi Rama gjatė kohės qė ka qenė ministėr i Kulturės ka qenė edhe kinema Milenium. Me njė fond rreth 400 mijė dollarė amerikanė ose rreth 600 milionė lekė tė miratuar nga ministri i Kulturės i asaj kohe, u rikonstruktua kinema Republika e cila ishte prishur nė vitin 1997 pėr tu ringritur nė 1999 me njė tjetėr emėr, Millenium. Ky investim u konsiderua nga qeveria e asaj kohe si njė nga investimet mė tė suksesshme, ku merita e veēantė i takonte ministrit tė asaj kohe Edi Rama. Tashmė qytetarėt e Tiranės filluan tė ndjeheshin tė kėnaqur pėrsa i pėrket komoditetit qė tė krijonte kjo kinema e ndėrtuar me lekėt e taksapaguesve shqiptarė.
Askush nuk e mendonte nė vitin 1999, se kjo kinema pas tre vjetėsh do tė kishte fatin e keq tė pėrfundonte nė njė ndėrtim gjigand dhe aferė tė pisėt.
Ėshtė sėrish Edi Rama qė nė 3 maj tė vitit 2002 nėpėrmjet njė vendimi tė KRRT Tiranė vendos ekzekutimin e kėsaj kinemaja pėr ti zėnė vendin projekti njė pallati gjigand cili do tė ndėrtohej nga miku i Edi Ramės, Alban Xhillari. Kryebashkiaku Rama tashmė jo nė rolin e ministrit vendos qė tė hedhė nė erė investimin 600 milionė lekė tė taksapaguesve shqiptarė, pėr tė dhėnė njė ndėrtim nė favor tė biznesmenit me tė cilin kishte bashkėpunuar pėr tė ndėrtuar rrjetin e kinemave Millenium nė kohėn kur ishte ministėr kulture. Ka qenė dita e premte datė 3 maj 2002, dita ku KRT e Tiranės ka kaluar 35 vendime midis tė cilave dhe tre studime urbanistike.
Tashmė sipas vendimit tė kryebashkiakut Rama, ish-kinema "Republika" tani "Millenium-1" dhe qindramijėra dollarė tė hedhura nga ish-ministri i Kulturės, Edi Rama, pėr ndėrtimin e saj, do tė shemben pėr tė ngritur pallate gjigante. Po kėshtu edhe ato pak hapėsira tė mbetura bosh, nė "luftėn pėr tė rikthyer" lulishtet e gjelbėrimin, do tė kthehen pėrsėri nė godina. . Nė projektin e miratuar, pallatet qė do tė ngriheshin pėrfshinin zonėn nga rruga "Shyqyri Bėrzolli" deri te kinema "Millenium-1". Kinema Republika ishte edhe bastioni i fundit i shkatėrrimit tė njė pjese tė historisė sė kulturės sė kryeqytetit shqiptar.
Nė 15 korrik tė vitit 2002 fadromat e Alban Xhillarit filluan prishjen e investimit 600 milionė lekė tė bėrė me taksat e shqiptarėve, duke i dhenė prishur edhe njė nga objektet mė tė vjetra kulturore tė kryeqytetit. Kinema Republika ėshtė ndėrtuar nė fillim tė viteve 1930 dhe ka pasur emrin e parė, "Diana". Mė pas "Gloria", mandej "Republika" e sė fundmi u quajt kinema "Millenium 1".
Kinema Republika ka qenė ndėr tė parat kinema nė Shqipėri. Historia e saj lidhet me vetė historinė e kinemasė shqiptare dhe me artistėt, qė thithėn formimin e parė aty. Njė histori e hedhur nė erė nga njė kryebashkiak i ēmendur, qė shfrytėzon postin e tij pėr tė shkatėrruar vlerat e kryeqytetit shqiptar, i cili pavarėsisht moshės sė re, mbart vlera tė pamohueshme nė historinė dhe kulturėn e tij. Fati i keq i kinema milenium ėshtė pasuar edhe nga kinematė e tjera tė kryeqytetit. pėrsa i pėrket lejes sė ndėrtimit tė dhėnė nga Edi Rama pėr kinema Millenium, kjo leje ėshtė quajtur e jashtėligjshme pėr arsye se ka dhunuar objektet kulturore tė cilat janė tė ndaluar nga nga neni 62 i ligjit nr 8405 pėr Urbanistikėn i cili e ndalon reptėsisht dhėnien e lejes nsė ndėrtimit nė territore tė objekteve social-kulturore. Janė 11 kallėzime penale tė bėra nga policia e ndėrtimit nė tetor tė vitit 2005 nė drejtim tė kryebashkiakut Edi Rama. sipas njoftimit tė bėrė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė Ndėrtimore e asaj kohe, kjo drejtori dorėzoi nė Prokurori 11 kallėzime penale kundėr kryetarit tė KRRT-sė, Edi Rama dhe sekretarėve tė KRRT-sė nė vite pėr veprėn penale Shpėrdorim detyre nė bashkėpunim. Sipas kėsaj drejtorie, kallėzimet janė bėrė pėr njė sėrė lejesh ndėrtimi, si leja e dhėnė pėr ndėrtimi objekt 3.8.11 dhe 12 kat, ndėrtuar nė territorin e ish-kinema 17Nėntori. Po kėshtu, pėr njė objekt 2 e 3-katėsh, pikė karburanti, ngritur nga ana veriore e Rrugės sė Kavajės, qė, sipas Ndėrtimores, ėshtė territor publik dhe bie ndesh me ligjin Pėr urbanistikėn. Po kundėr kėtij ligji dhe nė territor publik, sipas deklaratės, ėshtė edhe njė godinė banimi 9-katėshe nė Rrugėn e Durrėsit.
Njė tjetėr kallėzim penal shkon pėr kreun e bashkisė dhe sekretarin e KRRT-sė, pėr njė leje pėr godinė banimi 13 kat dhėnė nė rrugėn Urani Pano, qė, sipas Ndėrtimores, ka tjetėrsuar rrugėn publike nė truall ndėrtimi. Pas kėsaj, vjen njė tjetėr ndėrtesė 6-katėshe nė Rrugėn e Dibrės, nė territorin e ish-Policisė. Kallėzim penal edhe pėr dhėnien e lejes sė ndėrtimit pėr njė objekt nė territorin e ish-kinema Republika nė kundėrshtim me nenin 62 pėr urbanistikėn. Kėto denoncime pėr kryebashkiakun Rama kanė tre vjet qė flenė nė prokurori dhe nuk ka asnjė masė tė marrė ndaj tij. Objekti te kinema Repubika ka hedhur shtati duke zėvendėsuar kulturėn e kryeqytetit me babėzinė e kryebashkiakut tė Tiranės. Megjithėse kryeministri vendit Sali Berisha pretendonte se do tė shkatėrronte mafien e ndėrtimit tė kryebashkiakut Rama duke prishur tė gjitha veprimet e paligjshme tė tij, ka ndodhur e kundėrta. Tashmė objektet kanė hedhur shtat dhe kryeministri i vendit ėshtė bėrė pjesė e pazareve tė Edi Ramės me lejet e ndėrtimit. Nė shtėpinė kryeministrore ndodhet edhe njė tjetėr leje e marrė nga dhėndri i tij Jamarbėr Malltezi, i cili pritet tė shkatėrrojė Klubin Sportiv Partizani pėr tė ndėrtuar komplekse gjigande pallatesh.
Kjo leje ėshtė dhėnė nė 27 dhjetor tė vitit 2007 nga kryebashkiaku Rama. fati i kinema Republikės mesa duket do tė jetė edhe fati i liqenit Artificial, i Kopshtit Botanik, i Pishinave dhe shumė objekteve social- kulturore. Kėtė e vėrteton mė sė miri shkatėrrimi i Kinema "Millenium 1", vetėm pak muaj pas hapjes, duke ndėrtuar nė vend tė saj njė pallat qė nuk arrin dot t'i numėrosh katet, se tė verbon dielli. Nė planet e Ramės, tė njėjtin fat e pret edhe kinemaja e vetme e kryeqytetit, "Millenium II". Dhe kėtu pritet njė shumėkatėsh tjetėr, me tė njėjtėn premtim: "Do tė ketė kinema nė katin e dytė"...
SOT
_________________
reli Site Admin
Anėtarėsuar: Mar 29, 2005
Mesazhe: 6086
Vendodhja: Itali
Postuar:
Tue Dec 23, 2008 8:06 pm
Ndryshimi i Tiranės nė duart e francezėve
Asnjė arkitekt shqiptar nė jurinė e Nanos
Juria e kryesuar nga Fatos Nano, ia ka besuar ndryshimin e qendrės sė metropolit shqiptar firmės franceze. Nėvend tė dytė u rendit firma gjermane, ndėrsa nė tė tretin hollandezja. Faza pėrfundimtare e konkursit, gjatė sė cilės, tri studiot, franceze, hollandeze dhe gjermane kanė prezantuar projektet e tyre konceptuale, ėshtė zhvilluar paraditėn e djeshme nė ambjentet e hotel "Sheraton", ndėrsa projekti fitues ėshtė shpallur nė mbrėmje. Macanoo Architecten b.v (Delf + Holandė); Architecture Studio (Paris- Francė) dhe Bolles & Wilson & Co.KG (Munster -Gjermani) ishin tė pėrzgjedhurat mes 35 studiove tė huaja gjatė dy fazave tė para dhe pėr rreth 2 orė e 30` paraqitėn e argumentuan nė pamje tredimensionale dhe grafike, futyrėn e ardhshme tė qendrės sė Tiranės. Interesat e urbanistikės, krijimi i lagjeve funksionale nė bllokun e qendrės, riformulimi i sheshit Skėnderbej, krijimi i njė unaze tė re pėr qendrėn, rikonceptimi i transportit hekurudhor drejt konceptit tė tramvajit nėntokėsor ishin disa nga idetė e sqarimet qė me tė cilat, pėrveē jurisė u njoh edhe auditori qė nuk ngurroi tė bėjė pyetje tė natyrės profesionale.
Juria ishte e pėrbėrė nga kryeministri Fatos Nano nė cilėsinė e kryetarit, kryebashkiaku Edi Rama (anėtar); Jean M.Guenod - Francė; Mario Pisani - Itali; Rudi Stroink- Hollandė; Olafur Elion - Danimarkė; Lothar Greulich -Gjermani; Helm*t Schroeder (ambasadori i Gjermanisė dhe Elia Zenghelis- Angli (anėtarė). Pėrfaqėsuesit e tri studiove u shprehėn se synimi i tyre kryesor ishte ruajtja e vlerave mesdhetare, dhe shfrytėzimi i hapėsirave qė qytetet e tjera europiane i ėndėrrojnė.
Pasi u njoh me projektet e firmave tė mėsipėrme, kryeministri Nano falėnderoi arkitektėt e firmave dhe u shpreh se kėrkon nga ato njė Tiranė, qė tė vendoset pėrfundimisht nė hartėn e simotrave tė veta nė Europė. Mė tej Nano e ka konsideruar kėtė konkurs si njė tjetėr provė qė tregon integrimin e Shqipėrisė nė Europė. "Zhvillimi i kėtij konkursi ėshtė provė tjetėr e realiteteve tė integrimit qė pėrjeton Shqipėria. Pėrsa i takon fushės sė urbanistikės qė paraqitet me prioritete tė veēanta edhe nė programet tona qeverisėse, ngjarja e sotme shėnon fillimin e njė proēesi tė natyrshėm bashkėpunimi interaktiv me nivelet mė tė larta europiane tė Europės ku edhe Shqipėria tashmė po integrohet me shpejtėsi"-tha Nano. "Ndonėse studiot qė vijnė kėtu, pas njė proēesi konkurrues tė hapur ndėrmjet 35 syresh, janė tė huaja, aktorėt shqiptarė tė fushės, pėr asnjė ēast, nuk janė dhe nuk do tė ndihen tė pėrjashtuar nga kjo garė. Ata janė dhe do tė mbeten pjesė e zhvillimit tė suksesshėm tė projektit fitues, i cili falė kėtyre aktorėve do tė mund tė kalojė nga stadi i stimulimit kompjuterik nė atė tė realitetit tė gjallė e dinamik tė kryeqytetit tonė tė dashur" vazhdoi Nano qė nė tė vėrtetė nuk kishte asnjė arkitekt shqiptar nė jurinė e tij.
Nė fund, Nano ka falėnderuar qeverinė gjermane pėr mbėshtetjen morale dhe kontributin financiar qė ka dhėnė nė kėtė rast. Ndėrkaq, plani projektues i studios fituese, do tė nisė menjėherė tė zbatohet, pėr tė mos u lėnė mundėsi ndėrtimeve tė reja pa leje.
Skandali me Projektin Francez
"Architecture Studio", partnere e Edi Ramės
Francezėt, partnerė tė mėhershėm me Edi Ramėn nė projektin pėr prishjen e Kinema Republikės dhe qendrės historike tė Tiranės. Skandali me konkursin dhe misteret pse Edi Rama zgjodhi francezėt pėr tė legalizuar projektet e tij pėr Tiranėn.
A ka gisht Fatos Nano tek miratimi i kėsaj firme pėr shkak tė kunatit tė tij, apo thjesht ėshtė viktimė e Edi Ramės?
"Architecture Studio" qė fitoi projektin pėr qendrėn e Tiranės, ka qenė mė pėrpara partnere e firmės "International Distribution for Albania - IDA FHA", kompania qė menaxhon Kinema Millenium ku bėn pjesė Rudina Magjistari, e fejuara e Edi Ramės, dhe Alban Xhillari, partneri mė i afėrt i tij nė ndėrtimet nė Tiranė. Studioja franceze ka bėrė mė parė projektin pėr prishjen e "Kinema Republikės" dhe ndėrtimin e njė gjiganti nė mes tė Tiranės, ku do tė pėrfshihen qendra tregatre, hapėsira pėr zyra restorant panoramik, kinema etj..
Nė faqen e saj nė internet kjo kompani ka publikuar para projektit pėr qendrėn e Tiranės, projektin prej 20 mijė metra katrorėsh, pėr tė ndėrtuar qendrėn tregtare nė vendin e kinemave nė qendrėn historike tė qytetit.
Tė gjitha dyshimet pėr prapaskenat e Edi Ramės me kėtė konkurs tashmė po verifikohen.
I vendosur para kritikash pėr shkatėrrimin urban tė Tiranės nga opinionistė dhe arkitektė tė Tiranės, Edi Rama vendosi tė luajė me propozimin e opozitės. Duke u nisur nga njė deklaratė e Berishės se pėr qendrėn e Tiranės duhet njė konkurs i huaj, Rama filloi tė ndėrtojė skenarin pėr kėtė konkurs.
"Architecture Studio", ishte pėrzgjedhur ndėrkohė privatisht nga kompania qė menaxhon kinematė Millenium me emrin "International Distribution for Albania - IDA FHA" si studioja qė do tė bėnte projektin pėr prishjen e kinema Republikės dhe ndėrtimin atje tė njė qendre tregtare 20 mijė metra katrorė. Nė faqen e saj nė internet "Architecture Studio" ka prezantuar kėtė si projektin e saj mė tė madh nė fillim tė vitit 2003. Njė grua franceze, mikeshė e Edi Ramės, ka qenė ndėrmjetėsja me kėtė studio, e cila ka arritur tė rregullojė qendrėn e Tiranės, sipas shijeve dhe projekteve financiare tė Edi Ramės.
Problemi nuk ėshtė "Architecture Studio", por konflikti i interesave qė kjo studio ka me kryetarin e Bashkisė nė gjithė kėtė projekt. Duke qenė se ajo ka projektuar mė parė ndėrtesat qė kanė shkaktuar polemika nė Tiranė, sidomos ato qė lidhen me prishjet e kinemave tė vjetra tė qytetit, kjo studio ėshtė favorizuar tė fitojė konkursin, megjithėse studioja hollandeze kishte projektin mė tė detajuar dhe qė pėrfshinte rregullimin e gjithė Tiranės, pėrfshi dhe periferitė. Studioja franceze nuk ka projektuar asgjė mė tepėr se sa sheshin Skėnderbej Bulevardin kryesor dhe Lanėn, qė pėrbėjnė dhe objektin e punėve publike tė Edi Ramės. Kjo studio nuk ka bėrė asgjė tjetėr veēse i ka krijuar hapėsirė legale veprimeve tė mėparshme arbitrare tė Edi Ramės dhe ka krijuar njė treg tė ri pėr tė, duke i dhėnė pėrparėsi ngushtimit tė sheshit Skėnderbej, kthimit tė Kinema Republikės nė njė qendėr tregtare qė funksionon ndaraz nga sheshi Skėnderbej dhe shkatėrrimin e gjithė atyre ndėrtimeve qė bien ndesh me projektet financiare tė Edi Ramės rreth Kinema Republikės.
Shumė nga banorėt pėrreth kinemasė janė kėrcėnuar se me projektin francez, banesat e tyre mund tė kthehen nė lulishte, nėse ata nuk binden t'ua shesin atė ndėrtuesve, Kompania e kinemave Milenium, qė menxhohet mes tė tjerash nga Rudina Magjistari, dhe nga Alban Xhillari, njerėzit mė tė afėrt tė Edi Ramės.
KOMENTI
Pse duhet pezulluar Konkursi?
Konkursi pėr tė zgjedhur njė projekt pėr qendrėn e Tiranės duhet tė pezullohet, pėr shkak tė konfliktit tė interesave qė ekziston mes projekteve tė Edi Ramės pėr ndėrtime nė Tiranė me njerėzit e tij tė afėrt dhe bashkėpunimit tė kėsaj studioje para se tė shpallej konkursi. Fakti qė kjo studio ka qenė ideatorja e ndėrtimit tė njė qendre tregtare tek Kinema republika dhe problemet qė shoqėrojnė kėtė projekt, janė arsye e mjaftueshme pėr tė besuar se Edi Rama ka pėrzgjedhur me shpejtėsi kėtė studio tė huaj pėr tė noterizuar lejet e ndėrtimit qė ai ka dhėnė nė qendrėn historike tė Tiranės dhe prishjen e disa prej pasurive historike tė kėsaj zone siē janė kinematė e vjetra tė Tiranės. Fakti qė ky partneritet u mbajt i fshehur nė konkurs dhe firmat e tjera qė kishin projekte serioze mbi kryeqytetin u shmangėn, dėshmon se Edi Rama ka drejtuar njė farsė tė re publike pėr tė legalizuar tashmė projektet e tij financiare nėn emrin e njė studioje tė njohur franceze, e cila ėshtė kėtu thjesht pėr tė fituar.
Kjo ēėshtje duhet doemos tė bėhet objekt hetimi dhe debati parlamentar pėr tė pezulluar veprimtarinė e saj dhe pėr tė hetuar deri nė ē'masė, kompania qė menaxhon rrjetin e kinemave Millenium e quajtur "International Distribution for Albania - IDA FHA" ėshtė e pėrfshirė si seksere nė kėtė konkurs dhe pėrfituese e njė lejeje tė re pėr ndėrtimin e disa kullave pranė Uzinės Enver, tė cilat mund t'i japė pėr ndėrtim kundrejt njė takse prej 30 pėr qind kompanive tė tjera tė ndėrtimit nė Shqipėri.
TemA - 2001
_________________
R...... Guest
Postuar:
Wed Dec 24, 2008 1:02 am
"Kapo" Reli, kčtij muhabeti i thon , "Punčn e bčn gomari, dhe tčrshčrčn e ha Kali".
Guest
Postuar:
Thu Dec 25, 2008 12:40 am
keta politikanet shqiptar ......keshtu jan mor bir ....HA E HA E *** SKA ANGOPEN KUR!
Guest
Postuar:
Thu Dec 25, 2008 12:41 am
TA KORIGJOJ UN HA E HA E B Y TH NEK KA!
Guest
Postuar:
Thu Dec 25, 2008 12:43 am
I KE REN NE KOK GRYKSA JAN TETER POLITIKANET! TURPIKOMBIT
Shiko temėn pasuese Shiko temėn e mėparshme
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi