R-FR
Boss


Anėtarėsuar: Oct 21, 2009
Mesazhe: 1906
Vendodhja: State Unite di Albania
|
Postuar:
Sat Feb 04, 2012 2:16 pm |
|
TIRANĖ- Vrasja e Eleni Bashos dy ditė mė parė nė Shkozė, duket se ka zbuluar njė rrjet tė mirėorganizuar dhe tė veēantė tė trafikimit tė lėndėve narkotike. Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit bėjnė tė ditur, se hetimet tashmė janė fokusuar nė profesionin e viktimės, si laborante dentare dhe tė biznesit tė bashkėshortit tė saj, po nė kėtė fushė.
Dyshohet se prej disa kohėsh, firma ku punonte viktima, duke qenė se merrej me pajisjet dhe materialet bazė tė laboratorėve dentarė, porosiste jashtė vendit medikamentin Lidokainė, i cili pėrdoret kryesisht nga stomatologėt si anestezik lokal, i cili pėrdoret gjerėsisht nga klinikat dentare.
Ky lloj medikamenti, ka pothuajse tė njėjtat efekte me Kokainėn dhe nuk mund tė dallohen ndryshimet mes tyre. Sipas hetimeve tė kryera deri mė tani, dyshohet se firma nė fjalė porosiste sasi tė mėdha tė kėtij medikamenti, por nė tė vėrtetė mbėrrinte kokainė e pėrzier me Lidokainė, e cila mė pas pėrpunohej dhe bėhej veēimi i dy lėndėve........
(el.me/BalkanWeb) |
|
|