R-FR
Boss


Anėtarėsuar: Oct 21, 2009
Mesazhe: 2053
Vendodhja: State Unite di Albania
|
Postuar:
Thu Jul 19, 2012 2:36 pm |
|
TIRANĖ - Njė vrasje me armė zjarri ėshtė zbuluar sot nė orėt e para tė mėngjesit nga policia e Tiranės.
Blutė e kryeqytetit kanė mundur tė identifikojnė viktimėn dhe shkaqet e krimit. Vrasja ėshtė kryer pėr motive hakmarrje.
Viktima ėshtė shtetasi Mark Shkreta 71-vjec, babai i dy autorėve Olgert dhe Mariglen Shkreta, tė cilėt vranė mė 5 qershor njė 9-vjeēar nga Mamurrasi, gjatė njė atentati.
Pas kėsaj ngjarje, dy familjet kanė hyrė nė hasmėri dhe sot Llanajt janė kthyer pėr tė marrė hakun, duke ekzekutuar tė moshuarin me dy plumba.
Trupi i pajetė i viktimės ėshtė gjetur tek rruga Hoxha Tahsim, pranė farmacisė 5, ndėrsa dyshohet se autori i ekzekutimit ka qėnė Jetmir Llani, babai i Indrit Llani, 9-vjeēarit tė vrarė nė pritė.
POLICIA: AUTORI ESHTE SHPALLUR NE KERKIM
Policia e Tiranės jep detaje pėr vrasjen e ndodhur sot nė mėngjes. "Sot, rreth orės 06.30 ėshtė vrarė me armė zjarri, shtetasi Mark Llesh Shkreta, vjec 71, banues nė Mamuras. Menjėherė nė vendngjarje shkuan shėrbimet e Komisariatit tė Policisė Nr.1 Tiranė dhe tė Sektorit Kunder Krimeve tė Rėnda nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Tiranė, u formua grupi i posaēėm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proēeduriale duke pyetur persona qė kanė dijeni pėr kėtė ngjarje. Nė vendngjarje u kryen veprimet proēeduriale si kqyrja e vėndit tė ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat ,ndėrsa nė cilėsinė e provės materiale nė vendngjarje u sekuestruan dy gėzhoja", thuhet nė njoftimin e policisė.
Blutė e kryeqytetit saktėsojnė se, "Viktima ėshtė babai i autorėve Oligert dhe Maringlen Shkreta, tė cilėt janė arrestuar pėr vrasjen e njė fėmije 9-vjeē dhe plagosjen e njė shtetasi, ngjarje e ndodhur para 2 muajsh nė Mamuras. Nga hetimet paraprake dyshohet se autor i kėsaj ngjarje ėshtė shtetasi Jetmir Isuf Llani, 33 vjeē, banues nė Mamuras. Vrasja dyshohet se ėshtė kryer pėr motive tė hakmarrjes, pasi para 2 muajsh nė Mamuras, djemte e viktimes, i kanė vrarė Jetmir Llanit djalin 9-vjeē, si dhe i kanė plagosur vėllain. Nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė po punohet intesivisht nė drejtim tė dokumentimit ligjor te kėsaj ngjarje, lokalizimin dhe kapjen e autorit Jetmir Isuf Llani, i cili ėshtė shpallur nė kėrkim".
NGJARJA
Pasditen e 5 qershorit tre pjesėtarė tė familjes Llani ishin duke lėvizur me makinė nga Mamurrasi pėr nė banesėn e tyre nė fshatin Shpėrdhet. Pak metra larg vendit tė quajtur Ura e Drojes (nė afėrsi tė kthesės sė Bushneshit), automjeti me tė cilin udhėtonin ėshtė qėlluar me breshėri automatike.
Dy vėllezėrit Shkreta, qė kishin zėnė pusi buzė rrugės, kanė qėlluar nga ana e drejtuesit tė autoveturės, Muharrem Llani, i cili ishte dhe shėnjestra e atentatit. Plumbat kanė plagosur rėndė 62-vjeēarin dhe nipin e tij 9 vjeē qė ndodhej nė sediljen e parė tė automjetit, nė prehrin e nėnės sė tij.
Atentatit i ka shpėtuar mrekullisht nėna e tė miturit, e cila ėshtė terrorizuar nga skena makabre. Krismat e armės alarmuan banorėt e zonės, tė cilėt sinjalizuan policinė pėr ngjarjen.
Pas marrjes sė dėshmive tė para, ka rezultuar se Muharrem Llani dhe vėllai i tij kanė rrahur barbarisht dy vėllezėrit Shkreta. Ngjarja ka ndodhur nė qendėr tė qytetit tė Mamurrasit. Fillimisht, vėllezėrit Llani kanė debatuar ashpėr me dy bashkėfshatarėt e tyre qė tregtojnė materiale ndėrtimi me shumicė nė Mamurras. Mė pas sherri ka degjeneruar nė pėrleshje mes palėve. Pikėrisht kjo ngjarje bėri qė blutė tė zbulonin se autorėt e atentatit ishin vėllezėrit Shkreta. Tė dy vėllezėrit janė arrestuar pas krimit.
(ma.ar/BalkanWeb) |
|
|