R-FR
Boss


Anėtarėsuar: Oct 21, 2009
Mesazhe: 2053
Vendodhja: State Unite di Albania
|
Postuar:
Sun Aug 12, 2012 9:18 am |
|
TIRANE - Braktisja" e 180 turistėve shqiptarė nė Sharm El Sheik nė Egjipt ka dėrguar para hetuesve pronaren e agjencisė turistike "Pasha Holiday", Arselina Kėrthoci. Ishin turistėt e bllokuar tė cilėt sinjalizuan policinė pėr mashtrimin qė u ishte bėrė nga agjencia nė fjalė, e cila i kishte lėnė nė mėshirė tė fatit nė Egjipt edhe pse kishin paguar tė plotė paketėn turistike.
Pas marrjes sė kėtij denoncimi, Drejtoria Kundėr Krimit Ekonomik Financiar nė Policinė e Shtetit nisi hetimin pėr rastin nė fjalė, pėr tė verifikuar nėse turistėt ishin mashtruar nga pronarja e kompanisė nė fjalė, e cila kryesisht operon si nėnkontraktore dhe 180 turistėt i kishte "harruar" nė Sharm El Sheik, duke mos u siguruar rikthimin pėr nė Shqipėri.
Pronarja e agjencisė Arselina Kėrthoci, e cila ėshtė shoqėruar nė ambientet e Drejtorisė sė Tiranės, u ka thėnė hetuesve se ka shpallur falimentin, ndaj pėr kėtė shkak nuk siguronte dot kthimin e turistėve nė Shqipėri. Zyrtarė tė policisė thanė se Kėrthoci nė asnjė moment nuk ka pranuar tė ketė kryer mashtrim ndaj turistėve.
Pronarja e "Pasha Holiday" ėshtė pyetur deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, ndėrsa pėrgjatė ditės sė sotme do tė vendoset pėr fatin e saj, nėse do tė vihet nė pranga apo do tė hetohet nė gjendje tė lirė.
Sa u pėrket turistėve tė cilėt kanė mbetur tė bllokuar nė Egjipt, janė vetė ata qė po organizohen mes tyre dhe po bashkėpunohet me agjencitė turistike pėr t'u rikthyer nė Shqipėri. Turistėt pretendojnė se problemet u nisėn qė me 2 gusht kur zbarkuan nė Sharm El Sheik, derisa kuptuan se ishin mashtruar nga kompania nė fjalė. Pritet qė turistėt tė kthehen nė vendlindje ditėn e hėnė.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) |
|
|